Policia e Kosovës është duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku dyshohet se ka vdekur 22 vjeçarja B.O., në Besi të Prishtinës.
Dyshohet se 22 vjeçarja është vetëvrarë, por pritet që mjekësia ligjore të dalë me raportin e obduksionit.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë që po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion e të vërtetohet nëse plagët i ka nga arma e zjarrit.
Sipas disa informacioneve të KTV-së viktima kishte pasur plagë në kokë.
Prokurori i rastit Armend Hamiti, ka thënë që janë disa pista të hetimit dhe po presin hetuesit policorë të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të parë se çka kanë qenë motivet.