Në lagjen “Arbëria” të kryeqytet është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Lajmin për KosovaPress-in e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia ka dalë në vendngjarje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast, transmeton KosovaPress.