Dy djem të rinj janë shtrirë në Kliniken Infektive gjysmë ore më parë, me dyshimin se mund të jenë prekur nga koronavirusi.
Kjo është konfimruar edhe nga infektologu Valbon Krasniqi.
Ai ka thënë se janë duke prritur publikimin i rezultateve.
Derisa po këta dy djem kanë udhëtuar në Itali edhe meqë atje u përhap virusi, kanë ardhur për tu testuar.
Me këta, numri i të dyshuarëve shkon në tetë.
Ndërsa, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se ekipet janë duke punuar në këtë drejtim.
“Janë ekipet infektive duke punuar derisa t’i ekzaminojnë nuk mundemi me ju dhënë detaje më shumë”, ka thënë Fazliu.