Policia në Prishtinë ka rrethuar pjesën e sheshit ‘Zahir Pajaziti” dhe zonën e Kuvendit të Kosovës për shkak të dyshimeve për një shpërthim.
Qytetarë të shumtë kanë dalë për të parë se çfarë po ndodh konkretisht atje, derisa është shkaktuar edhe kaos në trafik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15.
Policia e Kosovës nuk po jep detaje në lidhje me këtë rast, derisa dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se po dyshohet për një shpërthim të mundshëm afër kuvendit të Kosovës.
Tags:Kuvendi i Kosovës