Aktuale

Dymbëdhjetëvjeçarja hidhet nga kati i tretë në ‘Dardani’

Një vajzë 12-vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë te blloku i banesave të uzurpuara në lagjen “Dardania”, ku policia sot ndërmori një aksion për lirimin e tyre.

Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se vajza ka kërcyer para këmbëve të policisë.

“Vajza është në gjendje kritike, është dërguar në QKUK nga babai i saj”, ka thënë dëshmitari.

Lajmin për hedhjen e vajzës së mitur nga kati i tretë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20 e 45 minuta një femër e mitur ka rënë nga banesat në lagjen Dardania. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.