Edhe 71 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Kosovë.
Krahas kësaj, brenda 24 orësh e kanë humbur jetën edhe tre qytetarë tjerë, shkruan lajmi.net.
Si rëndom, Prishtina edhe kësaj radhe prinë me numrin më të madh të të infektuarve.
Raporti nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.