Paulo Dybala nuk po kalon momente të mira, pavarësisht se ka shënuar 10 gola këtë sezon në Serie A
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala mund t’i kushtojë ndeshja e mbrëmshme ndaj Udineses, të cilën skuadra e tij e fitoi 2:6.
Dybala u zëvendësua në pjesën e dytë, por gjatë largimit besohet se ai ka fyer trajnerin Massimiliano Allegri, pasi nuk ishte i lumtur me zëvendësimin.
Sky Sport dhe Rai Sport raportojnë se Dybala ka fyer në spanjishten e tij, ani pse nuk bëhet e ditur se çfarë ka thënë.
Argjentinasi kështu rrezikon të dënohet nga drejtuesit e klubit, ashtu siç e kishte pësuar sezonin e kaluar qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci.
Ndeshjen e ardhshme Juventus e zhvillon të mërkurën ndaj Spal në Serie A dhe Dybala pritet të jetë në bankën rezervë. /Express/





















