Dybala ka thënë se “gjithë golat vlejnë njësoi”, teksa tregoi sfidën që ka me Pjanicin për gjuajtjet e lira.
Paulo Dybala deri më tani ka shënuar 10 gola në gjitha garat. Ai realizoi het-trik vikendin që lamë pas, duke shënuar tre gola të bukur.
Por, për Dybalan nuk ka rëndësi se si i shënon golat, thotë se të gjithë vlejnë njësoi, teksa tregoi për sfidën që ka me Miralem Pjanicin për ekzekutimin e penaltive.
“Më pëlqejnë gjithë golat e mi, sepse vlejnë njësoi”, tha Dybala për Juve TV.
“E rëndësishme është se golat e ndihmojnë ekipin. Disa janë më të bukur, disa më pak – por ajo që ka rëndësi është se të gjithë janë të rëndësishëm”.
“Gjuajtjet e lira? Stërvitem shumë. Vë bast shumë me Miralem Pjanic për gjuajtjet e lira. Më duhet të shënojë dhe të fitojë sfidën. Momentalisht jam para, por ai është i rrezikshëm”, shtoi mes tjerash Dybala. /Gazeta Express/