Një vajzë dy vjeçare ka humbur jetën në Podujevë. Sipas Policisë dyshohet se vogëlushja ka vdekur aksidentalisht në pishinën e gomës në oborr.
“Viktima në QKUK është dërguar pa shenja jete sipas stafit mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë./KP