Ariana Grande u rikthye mbrëmjen e së dielës në Manchester.
22 vetë humben jetën 22 majin e 2017-tës ne Manchester Arena, por frika e bombave nuk u pa aspak në koncertin e ri te popstar-it, ku njerëzit vërshuan të merrnin pjesë, përfshirë dhe shumë nga fansat që ishin të pranishëm gjatë sulmit në eventin e pare, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi këtu për të treguar se urrejtja nuk triumfon”, tha njëri prej tyre, Mason Thomas, 20 vjeç.
Ariana e nisi performancën e saj me një mesazh prekës:
“Manchester-i ka një vend shumë të veçantë në zemrën time, ju falënderoj që më prisni, jam jashtëzakonisht e lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh ajo.
Koncertin e çeli me këngën “No Tears Left To Cry”, e para që publikoi pas shpërthimit. E gjithë mbrëmja ishte e mbushur me emocion si nga këngëtarja vetë, ashtu edhe nga publiku.