Aktuale

Dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.

Është shënuar edhe viktima e dytë në Shqipëri nga Covid-19.

Viktima është një 66-vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte komplikacione të rënda.

Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN