Dy persona kanë vdekur dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në zjarrin e rënë në një spital në qytetin perëndimor gjerman të Bochumit, thanë zjarrfikësit.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në spitalin universitar “Bergmannsheil”.
Dëshmitarët okularë thanë se kati i fundit ishte ende në flakë. Rreth 200 zjarrfikës po luftojnë zjarrin dhe shkaku i tij është ende i paqartë.
Objekti spitalor me 650 krevate është një nga më të mëdhenjtë në rajon.
Tags:gjermani