Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi në tërmet me magnitudë 6,7 ballë Rihter goditi ishullin grek Kos, njoftoi sot një kryetar bashkie.
”Tërmeti goditi ishujt grekë Dhodhekanisi dhe qytetin jugperëndimor bregdetar turk, Bodrum, në orën lokale 01:31, në një thellësi prej 10 kilometrash”, sipas US Geological Survey.
Dhjetëra pasgoditje u njoftuan gjithashtu nga dëshmitarët.”Dy viktimat ishin të rinj, të cilëve u ra mbi kokë tavani i një lokali”, tha kryetari i bashkisë së Kosit, Jorgos Qiricis.
Qendra i ishullit Kos është shtëpia e qindra bareve dhe lokaleve turistike. Ndërkohë, një mjek në Kos tha se kishin trajtuar më shumë se 100 të plagosur nga tërmeti.Në Turqi, guvenatori i Muglas, Esengul Civelek tha se nuk kishte patur viktima apo dëme materiale.Në qytet u raportuan vetëm disa përmbytje pas një cunami të vogël.“Mos shkoni në plazhe apo në ndërtesat e banuara dhe ndiqni këshillat e autoriteteve”, njoftoi në Twitter Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).


