Dy persona kanë vdekur ndërsa 21 janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sot në Adana bëjnë të ditur zyrtarët lokalë.
Guvernatori i Adanës Mahmut Demirtas ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në parking afër zyrës së guvernatorit dhe se në pyetje është një sulm vetëvrasës e kryer nga një grua.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë por dyshohet se atë e kanë kryer anëtarë të Partisë Popullore kurde.