Aktuale

Dy të dyshuar për krime kompjuterike në Gjakovë

Policia e Kosovës ka kontrolluar një lokacion në Gjakovë me qëllim të mbledhjes së provave lidhur me një rast për krime kompjuterike me urdhër të prokurorit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një kompjuter llaptop, dy telefona mobilë dhe dy hard disk të jashtëm.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt./KosovaPress/