Aktuale

Dy të arrestuar për vjedhje në tentativë

Dy persona janë prangosur nga Policia e Kosovës, pasi që janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin veturën “Golf”, pronë e viktimës mashkull kombësia shqiptar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, njofton të mërkurën Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.