Aktuale

Dy të arrestuar për armë pa leje në Vitomiricë të Pejës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit boshnjak pasi që gjatë bastisjes në bodrumin e shtëpisë të njërit nga të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë dhe 24 fishekë, ndërsa i dyshuari i dytë me armën e cekur është fotografuar.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë te rregullt.