Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare.
Dy prej tyre janë Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat po kryesojnë në top-lista botërore, shkruan lajmi.net.
Ishte Bebe Rexha ajo e cila përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se dy shqiptare gjenden në top-10 të “Billboard Hot 100”.
“Zoti vazhdon të më bekojë dhe jam aq mirënjohëse. Duartrokitje për të gjitha vajzat në top-10. Oh dhe dy shqiptarenë top 10 dhe të dyja femra. ?? #kohajonëështëtani”, ka shkruar ajo.
Ky status është pëlqyer nga Dua Lipa, e cila gjendet e gjashta në atë tabelë, kurse Bebe e nënta.