Një spital në jug të Francës është përfshirë nga dy shpërthime të fuqishme të enjten. Si pasojë e këtyre shpërthimeve, një zjarr i madh ka përshkuar qytetin Anoneju, në pjesën jugore të Francës, raporton RT.
Zyra e kryetarit të komunës u ka kërkuar banorëve të shmangin frekuentimin e zonës përreth spitalit, në mënyrë që evakuimi dhe shpëtimi i pacientëve dhe personelit të jetë më i lehtë.
Ende nuk dihen shkaktarët e shpërthimeve. /KP