Së paku 125 persona kanë vdekur nga dy shpërthimet me eksploziv që kanë ndodhur sot në Bagdad, transmeton BBC.
Asociated Press shkruan se ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë në të cilin janë vrarë 86 njerëz, në mesin e të cilëve 15 fëmijë, në lagjen e quajtur Karada.
Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një pjesë të pasur të qytetit ku kryesisht jetojnë të krishterë dhe myslimanë të sektit shiit.
Shpërthimi i dytë ka ndodhë në vendin e quajtur Shab, në veri të Bagdadit.
Dy shpërthimet kanë ndodhur në qendra tregtare, ku shumë dyqane janë përfshirë nga zjarri.