Aktuale

Dy serbë të dehur sulmojnë dy policë në Shtërpcë

Dje në  Shtërpcë një  patrullë  Policore ka ndaluar dy persona. Personat e ndaluar nuk përfillën urdhrat policore dhe ka filluar ti sulmojnë fizikisht dy policët, njeri shqiptar dhe tjetri serb.

Në  njoftimin e Policisë  së  Kosovë s thuhet se personat ishin të  dehur dhe gjatë  përleshjes kanë  shkaktuar lëndime trupore policëve.

“Shtërpcë 17.07.2016-01:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serbë, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët e PK-së, një mashkull K-Shqiptar dhe një K-Serb. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në  raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/