Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19, dhe janë shëruar tre persona, u njoftua sot nga Shtabi i Situatave të Emergjencave të veriut të Mitrovicës.
Dy rastet e reja janë nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi, raporton Radio Kontakt Plus.
Nga tre të shëruarit me Covid-19, dy janë nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zveçani.
Deri më tani, gjithsej 112 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e bauara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 79 janë shëruar.