Dy punëtorë të një pompe në Varosh të Ferizajt kanë raportuar se gjatë orarit të punës janë kërcënuar nga një person me maskë.
Sipas Policisë punëtorët kanë raportuar se një person i maskuar dhe i armatosur duke u trokitur në derë u ka kërkuar para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lënduar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.