Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Po ashtu ky komision ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Të dy këto dy projektligje pritet që të shkojnë për shqyrtim në seancën e sotme./KosovaPress/