Gjatë të dielës dy të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit kishin tentuar të kryenin një grabitje në një lokal në kryeqytet.
Në vendin e punës i cili ishte cak i grabitësve ka qenë duke punuar një femër, të cilës i është ofruar tretman mjekësorë.
E tek i dyshuari Policia e Kosovës pasi kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator të zbrazët, maskë dhe një boks metali, të njëjtin kanë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një lokal në të cilin ishte duke punuar viktima femër K/Shqiptare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një pistoletë me karikator të zbrazët, një maskë dhe një boks metali. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë