Policia raporton se ka arrestuar dy persona në fshatin Llaushë të Skenderajt pasi që të njëjti pas një zënka kanë sulmuar me thikë dy viktimat duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa në vend-ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/