Rreth orës 17:30 policia ne Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren ka të shtëna me armë.
Patrullat policore menjëherë kanë arritur në atë lokacion ku gjen Urgjencën duke iu dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur.
Pas kësaj Urgjenca të dy këta persona i ka dërguar në Emergjencën e Qytetit.
Rasti në fjalë kishte ndodhë pas një zënke në kafiterinë “ Kalaja “ me viktimat H.D dhe R.S , ku i dyshimti P. K ka dal nga kafiteria e ka marrë armën ( revole ) në veturën e tij dhe është kthyer duke gjuajtur në drejtim të dy viktimave të lartshënuara. Lidhur me këtë rast në vend ngjarje ka dal Njësiti Rajonal i Hetimeve të cilët merren me tutje me rast.
Rreth orës 20:00 në shtëpinë e prindërve te tij në rrugën “Emin Abazi”, në Prizren është arrestuar i dyshuari dhe te njëjtit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit (Pistoleta me mbishkrimin “Cesko Zbrc Jovka” me nr. serik: 673368, me një karikator dhe dy plumba, te cilën dyshohet ta ketë përdor në këtë rast. Me vendim te prokurorit te shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Në lidhje me rast janë duke u marr njësitet përkatëse policore.