Aktuale

Dy persona lëndohen nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre

Dy persona, një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në Klinë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa pronari i shtëpisë dyshon se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike.

Ky dyshim sipas Policisë mbetet të hetohet nga zyrtarët kompetentë ndërsa , ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.