Rajon & Botë

Dy persona kanë vdekur në ditën e parë të grevës

Dy persona kanë vdekur gjatë ditës së parë të grevës së opozitës që po mbahet kundër presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, bën të ditur sot zyra e Prokurorit të Shtetit.

Gjatë protestave jo të qeta antiqeveritare që nga prilli kanë vdekur më shumë se 100 njerëz ndërsa dje në perëndim të vendit është shtënë në një person 30 vjeçar derisa një 14 vjeçar ka vdekur në lagjen e varfër të Karakasit, transmeton Reuters.