Aktuale

Dy persona ikin nga ky burg i Kosovës

Dy persona janë arratisur nga burgu i Smrekonicës, i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në kilometrin e pestë në dalje të Vushtrrisë.

Njoftohet se arratisja e personave që ishin duke vuajtur dënimin ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30.

“Nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë është raportuar se dy të dyshuarit shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin, kanë arritur të arratisen nga burgu i Smrekonicës”, njofton policia.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarve.

Burgu i Smrekonicës ka filluar së funksionuari që nga viti 1976, kurse nga viti 2009 funksionon si Qendra Korrektuese e Smrekonicës, dhe funksionon ne kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjegjësisht në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është burg i tipit të hapur me kapacitet prej 200 të dënuarve, ku bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale, dënimeve deri në disa vite./FaktePlus