Dy persona janë arrestuar dje në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për falsifikim dokumentash.
Një burrë me pasaportë të Sllovenisë që dyshohet se është e falsifikuar kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtojë në Bazel. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.12.2019 – 10:30.
Po ashtu është arrestuar një shtetas turk i cili me dokumente personale, letërnjoftim dhe pasaportë të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtojë në Gjenevë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.