Aktuale

Dy pacientë nga coronavirusi në gjendje kritike, në mesin e tyre një grua shtatzëne

Infektologu Shemsedin Dreshaj tha se në Infektivë janë të hospitalizuar 52 pacientë, raporton “Front Online”.

Prej tyre dy janë në gjendje kritike – përfshirë këtu një grua shtatzëne.

I pyetur për gjendjen e foshnjës, Dreshaj tha se është e mirë.

“52 pacientë aktualisht në Infektivë. Dy janë në gjendje kritike. Sot kemi pasur edhe një vdekje. Ky pacientë ka pasur edhe sëmundje tjera. Sot janë lëshuar 5 pacientë nga Infektiva. Gjendje të rëndë është pacientja shtatzëne., gjendja e foshnjës e mirë, del të jete gjalle”, tha ai.

the authorGazetaKNN