Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare janë deri në 2 orë e 30 minuta, kurse kolona e veturave ka arritur në 700 metra.
Pritje ka edhe në pikat tjera kufitare, tek Dheu i Bardhë.
Bazuar në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në këtë pikë qytetarëve iu duhen të presin 40 minuta për të dalë nga Kosova.
Për më shumë shihni tabelën dhe mësoni se si janë pritjet dhe kolonat.