Dy operatorë virtualë të telefonisë mobile kanë për qëllim të hyjnë në tregun e Maqedonisë në vitin 2017. Njëri prej tyre, i njohur në suaza botërore, veçmë e konfirmoi vendimin e tij, njoftoi sot drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) Sasho Dimitrijoski.
“AKE mund të krijojë mjedise konkurruese dhe të mundësojë hyrje të operatorit të tretë celular. Nëse do të ketë operator të tretë fiks në vitin 2017, varet nga vlerësimi i operatorëve nëpër botë nëse do të gjejnë interes biznesi për të investuar këtu. Atë që ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë është që të lirojmë një spektër frekuent. Ky është kushti bazë që të mund operatori eventual i interesuar të paraqesë në terren i cili do të publikohet për shitjen e atyre spektrave”, deklaroi Dimitrijovski para fillimit të takimit të dytë publik të AKE-së në vitin 2016.
Ai vlerësoi se çmimet e dy operatorëve të telefonisë fikse në vend stabilizohen pas Takimit të parë publik dhe theksoi se të dy operatorët i përmirësojnë kapacitetet e rrjeteve.
Gjatë vitit 2016, siç theksoi, shfrytëzuesit më shpesh janë ankuar për lartësinë e llogarive për të cilat mendonin se janë paguar në mënyrë jo të drejtë.
Dimitrijovski theksoi se Agjencia i zgjidh ankesat e qytetarëve të cilat në një pjesë të madhe janë arsyetuar. Shpesh, shtoi ai, qytetarët ankohen dhe në mënyrë jo të arsyeshme edhe kur Agjencia do të bëjë analizë të detajuar te operatori vjen deri në një konkludim të tillë./MIA/