Aktuale

Dy muaj paraburgim ndaj Azem Syla

Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, sot ka marrë vendim lidhur me ankesën e prokurorit në lëndën e të pandehurit Azem Syla dhe të tjerët.

Sipas një komunikate të Gjykatës së Apelit, ankesa e Prokurorit të EULEX-it është miratuar dhe masa e sigurisë është ndryshuar. Gjykata e Apelit vlerësoi se rrethanat e veçanta tregojnë që ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, dhe lidhja e këtyre treguesve me  të dyshuarin Azem Syla, andaj vendosi që ndaj  tij të shqiptoi masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Lënda penale ka të bëjë me krimin e organizuar që është i lidhur me pronën e tokës./KosovaPress/