Aktuale

Dy ministra sot rrëfehen para komisioneve

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka do të raportojnë sot para komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Derisa ministri Sefaj do të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane, lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.

Ministri Lluka do të raportojë në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, lidhur me prioritetet e ministrisë.

Në këtë komision do të shqyrtohet edhe strategjia e energjisë së Republikës së Kosovës 2017-2026.

Kurse, në Komisionin për Integrime Evropiane, do të shqyrtohet edhe projektligji për standardizim, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së./KosovaPress/