Në Shipol të Mitrovicës, raportohet se një person duke vozitur me veturën e tij ka goditur një veturë tjetër të cilën po e drejtonte një femër, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Gazeta Express.
Si pasojë e aksidentit dy meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.