Një person nga Prizreni ka raportuar në Polici se duke pastruar disa mbeturina në murin e oborrit të shtëpisë, pronë e dy të dyshuarve serbë ka gjetur dy pushkë automatike AK 47 të dëmtuara dhe jashtë funksionit.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën “Mevlana” në Prizren ku pas raportimit Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar armët.
Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/