Rajon & Botë

Dy grave të Katarit u plaçkiten 5 milionë euro në Paris

Persona të maskuar i kanë plaçkitur dy gra nga Katari dhe vozitësin e tyre në një autostradë afër Parisit, duke u marrë gjera në vlerë prej 5 milionë euro, njoftojnë burimet e policisë.

Ato sapo ishin nisur nga aeroporti “Le Bourget”, kur ishin detyruar të dilnin nga rruga dhe ishin sulmuar me gaz lotsjellës të hënën në mbrëmje, transmeton Express.

“Çdo gjë në makinë: stoli, rroga dhe valixhet” janë marrë, një burim policor ka thënë për AFP-në.

Dy vite më parë, një princ saudit ishte plaçkitur në të njëjtën zonë.

Një burim i ka thënë televizionit francez BFMTV se makina e dy motrave ishte detyruar të ndalej afër një pompe te benzinës./Express/