Aktuale

Dy femra dhe një mashkull arrestohen për prostitucion

Policia në Prizren ka arrestuar dje tre persona si të dyshuar për prostitucion.

Në raportin e Policisë të Kosovës thuhet se janë arrestuar dy femra dhe një mashkull nën dyshimin e marrjes me prostitucion.

Si provë materiale janë konfiskuar 290 euro dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./KP