Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm fizik ndaj dy grave, në fshatin Raushiq të Pejës.
Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht dy viktima femra.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat femra K-Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaExpress