Aktuale

Dy burra i grabisin çantën me para një gruaje

Një grua nga komuna e Pejës ka qenë viktimë e një grabitje dje në orët mbrëmjes. Asaj dy persona ia kanë marrë me forcë çantën me para dhe gjëra tjera.

“Viktima shqiptare ka raportuar se dy meshkuj u janë afruar derisa ishin duke ecur rrugës dhe njëri prej tyre ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte telefonin celular dhe para”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Nga ky rast gruaja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa policia ende nuk ka arrestuar ndonjë person./FaktePlus