Aktuale

Dy aksidente trafiku në Fushë Kosovë, krijohen kolona

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në komunën e Fushë Kosovës, me ç’rast janë krijuar edhe kolona të gjatë.

Njëri aksident ka ndodhur brenda në qytet, kurse tjetri në rrugën kryesore për në Prishtinë.

Nga fotografitë që ka siguruar Faktelus shihet se në këto aksidente janë përfshirë disa vetura dhe një autobus.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtyre përplasjeve.

Ndërkaq, njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./FaktePlus