Aktuale

Dy aksidente të rënda në Komoran

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në një distancë të shkurtë të rrugës kryesore në Komoran të Drenasit.

Lexuesit i kanë dërguar Gazetës Express pamje nga aksidentet në të cilat përfshihet tre vetura.

Express ka provuar të kontaktojë policinë, por nuk ka arritur të marrë informata rreth aksidentit.