Aktuale

Dy aksidente në Pejë, mbetet i lënduar një motoçiklist

Dy aksidente kanë ndodhur ne Pejë para pak çastesh.

Një qytetarë ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, duke thënë se aksidenti i parë ka ndodhur afër Spitalit të Pejës, ku i lënduar ka mbetur një motoçiklist.

Ndërsa, aksidenti i dytë ka ndodhur në qendër të Pejës në mes të dy veturave.

Sipas dëshmitarit, nga ky aksident askush nuk ka pësuar lëndime serioze./Indeksonline/