Rajon & Botë

Dy adoleshentë arrestohen në Gjermani, planifikonin sulme terroriste

Dy adoleshentë janë arrestuar në Gjermani për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulme terroriste, bëjnë të ditur zyrtarë nga Prokuroria.

Prokuroria e Shtetit në Kalsruhe bën të ditur se adoleshentët e arrestuar janë 15 dhe 17 vjeçarë.

Ata dyshohen se kanë tentuar të ndërtojë armë për sulme të mundshme në juglindje të Frankfurtit.

Policia me rastin e arrestimit  ka konfiskuar mjete propaganduese ekstremiste, flamuj të ISIS-it dhe telefonat mobilë.

Sipas Asociated Press armët nuk u janë gjetur.