Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte deklaroi sot se politikat e tij nuk synojnë ndërprerjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por kërkojnë të garantojnë që vendi i tij nuk u nënshtrohet interesave amerikane.
“Kjo nuk është prishje e marrëdhënieve”, deklaroi Duterte në një konferencë shtypi, pas rikthimit nga një vizite shtetërore katërditore në Kinë, ku, gjatë një fjalimi para biznesmenëve filipinas dhe kinezë, pati shpallur “një ndarje nga Shtetet e Bashkuara”.
“Shkëputje e marrëdhënieve do të thotë të prishësh marrëdhëniet diplomatike. Këtë s’mund ta bëj”, shtoi ai. “Përse? Sepse është në interesin më të mirë të vendit tim, që t’i mbajmë këto marrëdhënie”.