Rajon & Botë

Duterte kërkon falje për shkak të deklaratës për Hitlerin dhe hebrenjtë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërkuar falje hebrenjve në gjithë botën për shkak të deklaratës me të cilën luftën e tij të përgjakshme kundër narkotikëve e ka krahasuar me Holokaustin.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur për qëllim që “ta denigroje kujtimin për gjashtë milionë hebrenj që u vranë nga gjermanët” duke kërkuar “falje të thellë” komunitetit hebre.

Duterte ka thënë më herët se do të ishte “i gëzuar të vras” tre milionë të varur nga droga” duke krahasuar kështu luftën e tij kundër përdoruesve të drogës me vrasjen e miliona hebrenjve nga Gjermania naciste nën udhëheqjen e Adol Hitlerit.