Aktuale

Duterte e quan Obamën “bir bushtre”

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar presidentin amerikan Barack Obama që mos ta pyesë asgjë për vrasjet pa gjyq në këtë shtet.

Duterte ka thënë se nëse i bëhet kjo pyetje, atë “bir bushtre “ do ta mallkojë kur të takohet me të këtë javë në samitin rajonal të vendeve të Azisë juglindore në Laos.

Duterte para shkuarjes në samit ka thënë se ai është lider i shtetit të pavarur dhe i përgjigjet vetëm popullit Filipinas.

Ai ka thënë se Obama duhet të sillet me respekt ndaj tij dhe nuk duhet t’ai parashtrojë asnjë pyetje.

“I biri i bushtrës, do ta mallkoj në atë forum”, kërcënoi Duterte në rast se Obama e pyet rreth vrasjeve të më shumë se 2 mijë narko-dilerëve prej që kur ka filluar luftën kundër drogës pas ardhjes së tij në pushtet më 30 qershor.

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se do ta rishqyrtojë edhe njëherë nëse do të takohet me presidentin Rodrigo Duterte që e ka kërcënuar duke iu drejtuar  atij “biri i bushtrës”.

Obama në konferencën për gazetarë në samitin G20 që po mbahet në Kinë ka thënë se ka dëgjuar qka ka thënë Duterte dhe i ka pyetur bashkëpunëtorët e tij  që ta shqyrtojnë nëse takimi me presidentin e Filipinive do të ishte “produktiv”.