ShowBiz

“Duqa mi Duqa” një këngë dhe klip i veçantë nga Mc Kresha dhe Lyrical Son

Stili dhe muzika e tyre tashmë është dëshmuar se është ndryshe dhe shumë e veçantë në tërë skenën shqiptare.

Janë Mc Kresha dhe Lyrical Son të cilët sërish kanë befasuar me projektin e ri duke ardhur ndryshe jo vetëm me krijimin muzikor por edhe me paraqitjen e tyre.

“Duqa mi Duqa” mban titullin ky projekt që ka vetëm pak orë që është publikuar dhe nëse bazohemi në numrin e klikimeve në kanalin “Youtube” lirisht mund të themi se kënga tashmë ka bërë bujë tek adhuruesit e repit shqiptar.